FIER-Abuzoi seksualisht me vajzën e tezes 13 vjeçe,dënohet me 12 vite burgim...

FIER-Abuzoi seksualisht me vajzën e tezes 13 vjeçe,dënohet me 12 vite burgim per 27 vjecarin

1032
SHPËRNDAJE

Një rast incesti brenda rrethit familjar, është bërë shkak për dënimin me 12 vjet burgim të Hysni Dalipaj. Vendimi është dhënë nga gjykata e Fierit, e  cila pak ditë më parë deklaroi fajtor dhe dënoi Dalipaj për akuzën e kryerjes së marrëdhënies me dhunë me kushërirën e tij 13-vjeëare.

Gajtë hetimit të kryer nga prokurori i Fierit Petrit Vukaj, është provuar se 27-vjeçari Hysni Dalipaj, ka abuzuar me vajzën e tezes së tij, që në kohën kur jo ishte e mitur, vetëm 13 vjeç.Sipas dëshmisë së vajzës, në periudhën kur është abuzuar ajo ndiqte klasën e 7, dhe gjatë kësaj kohe herë pas here shkonte tek tezja e saj për ta ndihmuar rreth punëve të shtëpisë.Por teksa një ditë qëndronte në banesë e vetme me djalin e tezes, ai e ka ngacmuar seksualisht, duke abuzuar me të në tualetin e jashtëm të shtëpisë.

Lidhja mes dy kushërinjve ka vijuar, deri në fazën kur vajza është martuar, duke krijuar familjen e saj. Por teksa mes tyre pati një periudhë shkëputje, sërisht Hysni Dalipaj, filloi ta shantazhojë dhe kërkojë llogari tek vajza e tezes së tij,duke kërkuar prej saj favore seksuale.

Vajza ka deklaruar në gjykatë pasi djali i tezes i kërkonte që ajo të kryente marrëdhënie seksuale me të, pavarësisht se ajo bashkëjetonte me një burrë dhe kishte dhe një fëmijë.

Ajo raporton se e gjitha kjo ndodhi sepse ajo nuk donte t’i jepej më djalit të tezes, pra të kryente marrëdhënie me të pasi kuptonte se kjo gjë ishte e gabuar për familjen e re të saj.

Sipas saj fakti që ai e telefononte herë pas here, edhe me kamera ishte bërë stresuese deri sa arriti që u diktua nga bashkëjetuesi i saj.

Ajo raportoi se:

”…konkretisht djali i tezes më thoshte vazhdimisht kohët e fundit, pra ditët para se bashkëjetuesi të kuptonte çfarë po ndodhte fjalë të tilla si: “…Ndaje atë (bashkëjetuesin), po nuk vjen tek mua do t’i tregoj videot intime bashkëjetuesit tënd, kur të rritet vajza do t’ia tregoj videot asaj, ndaje atë dhe vajzën tënde lerja atij se nuk e dua racën e atij, ose do ta përdhunoj…”.

Por marëdhënia e tyre dhe pasiguria e vajzës 17 vjeëare, ka rënë në sy dhe të bashkëshortit të saj.

Bashkëshorti E.H, ka treguar se banon me dy prindërit, bashkëjetuesen e cila quhet L.L dhe vajzën e tyre të mitur. Ai punon familjarisht në bujqësi.

Është paraqitur në Komisariatin e Policisë Fier për të dhënë shpjegime në lidhje me një ngjarje familjare, në të cilën është e përfshirë bashkëjetuesja e tij. E.H ka shpjeguar se ka kuptuar se te bashkëjetuesja e tij, kishte një lidhje të dytë, por nuk kishte dijeni se cili ishte personi që ishte e lidhur L.

Në vazhdim këtë çështje e la në heshtje, pa i treguar L. Rreth datës 13 ose 14, rreth orës 23:05 gjatë kohës që ishin shtrirë për të fjetur, L doli nga shtëpia jashtë oborrit të shtëpisë në errësirë.

E. doli për ta gjetur por nuk mundi sepse jashtë ishte shumë errësirë.

L, u kthye në dhomë rreth orës 12:02 minuta dhe sapo hyri, ai menjëherë i mori telefonin dhe ka hyra në aplikacioni e “Ëhatsapp”, ku ka parë video të L… duke kryer marrëdhënie seksuale me djalin e tezes së saj i cili quhet Hysni Dalipaj.

S'KA KOMENTE