Deputetët e opozitës bllokojne dyert e konferencës së kryetarëve, pengojnë Çuçin të...

Deputetët e opozitës bllokojne dyert e konferencës së kryetarëve, pengojnë Çuçin të hyjë në sallë

25
SHPËRNDAJE

Deputetët e opozitës kanë bllokuar dyert e sallës ku zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve.

Të bërë gardh para dyerve, ata nuk lejojnë kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi për të hyrë në ambientet e brendshme.

“Turp të keni që na keni përjashtuar”, dëgjohet midis të tjerash në video.

Në mbledhjen e sotme të konferencës së kryetarëve pritet të miratohet buxheti për vitin e ardhshëm, ndërsa i pranishëm do të jetë edhe ministri i Financave, Ervin Mete.

S'KA KOMENTE