Biletat e avionit, 30 per qind me te shtrenjta kete vit

Biletat e avionit, 30 per qind me te shtrenjta kete vit

31
SHPËRNDAJE

Çmimet e biletave janë rritur me 30% vitin e fundit në Europë. 

Rritja e çmimeve të biletave të fluturimeve ajrore në Europë është e pakontrollueshme dhe kërkohet një hetim nga autoritetet kompetente mbikëqyrëse, sipas drejtorit të përgjithshëm të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve në Europë. 

Organeve përkatëse iu është bërë thirrje që të monitorojnë çmimet dhe të kontrollojnë nëse ka ndonjë abuzim.

Në të vërtetë, çmimet u rritën ndjeshëm në vitin 2022 megjithë dobësimin e ekonomisë europiane, nga njëra anë për shkak të kërkesës së fortë të regjistruar pas heqjes së masave shëndetësore dhe nga ana tjetër për shkak të mungesës së avionëve.

Por, gjithsesi ekspertët nuk propozojnë vendosjen e një tavani për çmimet e biletave. 

Megjithatë, e konsiderojnë të arsyeshme të vënë në dyshim se pse shumë aeroporte të mëdha kanë vendosur një tavan në tarifat e paguara nga kompanitë ajrore, ndërkohë që vetë linjat ajrore kanë mundësinë të vendosin tarifat e tyre sipas dëshirës.

Është tipik shembulli i Autoritetit të Aviacionit Civil në Britani, që ndërhyri, ndër të tjera, verën e kaluar kur në shumë prej aeroporteve të vendit mbretëroi kaos për shkak të mungesës së stafit dhe në mes të një pandemie kur kishte vonesa në dëmshpërblimet e pasagjerëve për anulimin e fluturimeve. 

Megjithatë, megjithëse autoritete të tilla mbikëqyrëse kanë aftësinë të vendosin një kufi mbi tarifat e aeroportit, ato nuk mund të ndërhyjnë në përcaktimin e tarifave për linjat ajrore. 

Linjat ajrore vazhdojnë të ankohen për tarifat e aeroportit, të cilat ‘u kalohen’ pasagjerëve përmes biletave, ndërsa përfitojnë nga pozicioni i tyre duke rritur çmimet e biletave.

Nga ana e saj, kompania A4E, e cila përfaqëson linjat ajrore duke përfshirë EasyJet, Ryanair dhe British Airways, ka argumentuar se konkurrenca midis linjave ajrore ka ndihmuar në uljen e kostos së biletave dhe ka ofruar ‘fluturime të përballueshme për miliona konsumatorë europianë’.

Këshillit Ndërkombëtar i Aeroporteve në Europë njoftoi këtë javë se aeroportet e Europës kishin një fitim neto të kombinuar prej 6.4 miliardë euro në vitin 2022, duke regjistruar rentabilitet për herë të parë që nga viti 2019./Burimi: Scan TV

S'KA KOMENTE