Berisha: Rama po na mohon të drejtat, e mban pushtetin me paratë...

Berisha: Rama po na mohon të drejtat, e mban pushtetin me paratë e drogës

19
SHPËRNDAJE

Ish-kryeministri Berisha ka lëshuar akuza në drejtim të kreut të qeverisë Edi Rama se shkatërruar demokracinë në vend dhe se e mban pushtetin me paratë e drogës.

Duke folur në Kuvendin Kombëtar të grupimit të tij politik, Berisha theksoi se Shqipëria sot gjendet në kushtet e një diktature të re. Ndërsa vuri në dukje se Rama e ushtron pushtetin me bandat dhe paratë e drogës.

Sot, ne jemi përsëri në kushtet e një diktature të re, por jo ideologjike me burgje e kampe, por jemi në mobokraci, në narkodiktaturë, në të cilën njëlloj si në diktaturën ideologjike, pushtetet ndodhen në dorën e një njeriu. 

Ky njeri e ushtron pushtetin jo me ligje, jo me Kushtetutë, por me banda, me krime, me mafien e drogës. Ai kalon nga mandati në mandat sepse paratë e drogës, fuqia e krimit, shndërrohen në vota, kurse vota shndërrohet në krime, në grabitje të pasurive dhe fondeve publike, në vrasje, burgosje të kundërshtarëve, korrupsion transnacional për të shkatërruar opozitën”, u shpreh Berisha.

Berisha nënvizoi që prej vitit 2013 u shkatërrua pluralizmi në vend dhe njëherësh edhe Partia Demokratike.

Në këtë dekadë, demokracia u shkatërrua, zgjedhjet e fundit ku shqiptarët kanë votuar të lirë, kanë qenë zgjedhjet e vitit 2013.

Në këtë zgjedhje u shkatërrua pluralizmi, logoja e partisë më të madhe opozitare, partisë që përmbysi diktaturën komuniste, është konfiskuar”, u shpreh Berisha.

Ai tha më tej se opozitës po i mohohen të drejtat kushtetuese si në Kuvend ashtu edhe jashtë tij.

Në këtë dekadë, parlamenti u shndërrua në një karikaturë, një parlament ku opozita në një grusht shteti brenda shtetit, humbet të drejtat e saj kushtetuese, ku në seancat e tij, garda bëhet badigardë e qeveritarëve dhe buxheti i shqiptarëve kalon në 4 minuta.

Në këtë dekadë, u rikthye monizmi. Sot, ai qeveris ka më shumë pushtet edhe se diktatori i fundit komunist shqiptar, Ramiz Alia”, tha Berisha.

S'KA KOMENTE