Balla takim me ish-punonjësit e Rafinerisë së Ballshit

Balla takim me ish-punonjësit e Rafinerisë së Ballshit

99
SHPËRNDAJE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla i bëri thirrje sërish SPAK që të hetojë aferën korruptive të privatizimit të ARMO nga Sali Berisha dhe Ilir Meta 15 vite më parë.

Gjatë një takimi që zhvilloi ditën e sotme me ish-punonjësit e Rafinerisë së Ballshit, të cilët kërkojnë nga drejtësia zbardhjen e kësaj afere, Balla thekosi se Partisë Socialiste pak vite më parë u dhamë mbi 5 mijë naftëtarëve STATUSIN, që nuk ka në përmbajtje vetëm parashikimin për të drejtën e pensionit të parakohshëm të pleqërisë, por një sërë parashikimesh që shkojnë drejtpërdrejtë si përfitime në pagë, në pensione, në trajtimin e atyre që janë të papunë, në të drejtën për ripunësim, në të drejtën për kurim, në të drejtat mbi privatizimet dhe koncesionet.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:Ballsh➖Me ish-punonjësit e Rafinerisë së Ballshit🙏 të cilët kërkojnë nga DREJTËSIA zbardhjen e aferës korruptive të privatizimit të ARMO nga Salike Floriri 15 vite më parë. Përsërita thirrjen time drejtuar SPAK për hetimin e kësaj çështje bazuar edhe në kallzimin e sapo depozituar.

Me votën tonë të deputetëve të Partisë Socialiste pak vite më parë u dhamë mbi 5 mijë naftëtarëve STATUSIN, që nuk ka në përmbajtje vetëm parashikimin për të drejtën e pensionit të parakohshëm të pleqërisë, por një sërë parashikimesh që shkojnë drejtpërdrejtë si përfitime në pagë, në pensione, në trajtimin e atyre që janë të papunë, në të drejtën për ripunësim, në të drejtën për kurim, në të drejtat mbi privatizimet dhe koncesionet.

Ligji për Statusin e Naftëtarit u njeh përfitime naftëtarëve që janë aktualisht në punë përsa i takon të drejtës për të dalë në pension para kohe, naftëtarëve që janë të papunë, të cilëve u njihet përparësi në punësim dhe nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara në ligj, edhe një pagesë sa 80% e pagës minimale në shkallë vendi. Ish-punojësit e Rafinerisë së Ballshit po trajtohen me pagë minimale 40 mijë lekë deri në sistemimin e tyre në punë

S'KA KOMENTE