Studentët e Mjekësisë në protestë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

Studentët e Mjekësisë në protestë, marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit

33
SHPËRNDAJE

Ashtu sic kishin paralajmëruar, studentët e Mjekësisë kanë dalë në protestë edhe këtë të mërkurë, teksa kanë nisur marshimin drejt Ministrisë së Arsimit. Ata e kanë bojkotuar vitin e ri akademik, që në nisje të tij.

Studentet kundërshtojnë vendimin e qeverisë që i detyron të qëndrojnë për 5 vite në vend, pas përfundimit të studimeve.

Rikujtojme se sipas vendimit, studentët që nisin këtë vit studimet, duhet të qëndrojnë për 5 vite ne vend. Studentët e Mjekësisë nga viti i dytë deri në të katërt do duhet të punojnë në Shqipëri për 3 vjet, ndërsa ata që janë në vitin e pestë dhe të gjashtë do duhet të punojnë 2 vjet me detyrim për të tërhequr diplomën, ndryshe do paguajnë koston reale të studimeve të tyre në Shqipëri.

Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur.

S'KA KOMENTE