Arrestohet 43 vjecari ne Fier, kapet 2 kg droge ne banesen e...

Arrestohet 43 vjecari ne Fier, kapet 2 kg droge ne banesen e tij

3412
SHPËRNDAJE

Fier/Finalizohet operacioni policor antikanabis i koduar “Adapt”.

Kishte vënë për të tharë në banesën e tij, rreth 2 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, për ta shitur më pas, vihet në pranga 43-vjeçari.

Sekuestrohet sasia e lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier, të mbështetur në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se një shtetas kishte përshtatur në banesën e tij, një ambient për tharjen e lëndës narkotike cannabis sativa, kanë organizuar dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Adapt”, si rezultat i të cilit u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi Sh. K. (Sh). (S)., 43 vjeç.

Nga kontrollet në banesën e 43-vjeçarit, në fshatin Rreth Libofshë, shërbimet e Policisë gjetën rreth 2 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, lëndë e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

angazhimpërkushtimsakrificë👮️🚔

tëvendosurkundërkrimit✅

nëçdoskajtëvendit🇦🇱

nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️

denonconë112📞 ✅

S'KA KOMENTE