Arrestohet 25 vjecari nga Mallakastra ,i dehur ne makine perplaset me...

Arrestohet 25 vjecari nga Mallakastra ,i dehur ne makine perplaset me nje makine duke shkaktuar 2 te plagosur

264
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihet në pranga K. R., 25 vjeç, banues në Mallakastër, pasi me automjetin tip “Audi”, që e drejtonte në gjendje të dehur, ka përplasur automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin A. T., 47 vjeç, banues në Ballsh. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi A. T. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi B. F., 65 vjeç, të cilët morën mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën.         

Gjithashtu, këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 38 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.   

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. M., 35 vjeç, banues në Vjosë, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet rrjeteve sociale, një shtetase.     

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE