Panik në një shkollë të mesme në Kretë, ku një mësuese ka konstatuar se një nxënës 17-vjeçar kishte një armë në çantë. Drejtori i shkollës ka lajmëruar menjëherë policinë dhe nxënësi dhe nëna e tij janë arrestuar. Sipas denoncimit, i mituri e kishte armën në çantë dhe në klasë gjatë orës së mësimit.
Arma është vënë re nga një mësuese e cila ka njoftuar drejtorin. Në fillim, 17 vjeçari u shoqërua në polici dhe më pas u la i lirë. Pikërisht e njëjta procedurë u ndoq edhe për nënën e 17-vjeçarit, e cila u arrestua fillimisht për neglizhencë për mbikëqyrjen e një të mituri.