Fredi Beleri u arrestua një ditë më parë për blerje votash së bashku me Pandeli Kokoveshin.
Dosja e Fredi Belerit do t’i kalojë SPAK-ut, nën akuzën e blerjes së votave. Gjykata e Vlorës cakton masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili garonte për kryebashkiak.
Fredi Beleri, do të niset drejt Tiranës pas daljes nga Gjykata.
Sa për Pandeli Kokoveshin, vendimi do të merret në orën 15:00.
Avokati: E vlerësuan të ligjshëm arrestin ën flagrancë dhe caktuan SPAK-un si kompetencë, brenda 10 ditësh ndoshta do të bëhet vlefshmëria.
Nuk u faktuan akuzat, ishin veprime të stimuluara të policisë. Akuzë politikë dhe montim politik.
Fredi Beleri foli dhe tha pikërisht këto që po them unë.
Nuk u provua në asnjë moment, as ekzistenca e listave, ishte duke dalë jashtë lokalit dhe mënyra e rrëmbimit të konsistonte në gjetjen e ndonjë gjëje, por megjithëse ndodhi në flagrancë, nuk u gjet asgjë.
Procesi i votimit, forcohet për Fredi Belrin, e ka forcuar kjo.
Nga gjykata prisnim që të deklaronte arrestin e paligjshëm.
Ligji ka parashikuar që brenda 10 ditsësh duhet të shprehen në SPAK.