Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare aktorja Mimika Luca

Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare aktorja Mimika Luca

134
SHPËRNDAJE
Mimika Luca

Ndërron jetë në moshën 85-vjeçare aktorja Mimika Luca.

PKUSH ISHTE LUCA
Mimika Luca u lind në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937, është aktore e mirënjohur shqiptare. Interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë, nga 1951 – 1962. Më 1962 pranohet aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si: Suzana, Luçia, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama Cuca e maleve, Sonja, Nica te filmi Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Laja te Kur hidheshin themelet, etj. Ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. U martua me aktorin e shquar Ndrekë Luca. Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Teatrin Popullor, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega dramë.

S'KA KOMENTE