Ballina Shqiperia ime Zjarri dje ne Darzeze, evidentohen 4 ha e djegur me bimesi

Zjarri dje ne Darzeze, evidentohen 4 ha e djegur me bimesi

Rreth 4 hektarë me bimësi e shkurre në nénkurorën e pyllit me pisha të Darëzezës janë djegur nga zjarri masiv që u aktivizua mesditën e djeshme. Sipas informacioneve pranë prefekturës Fier, vetëm një sipërfaqe e vogël me pisha është prekur nga zjarri .

Fatmirësisht flakët që u përhapën me shpejtësi u vunë nën kontroll falë një operacioni të përbashkët të shërbimeve zjarrfikëse të Fierit, Roskovecit, Lushnjes, Patosit, Albpetrolit , punonjësve të pyjores dhe banorëve të zonës, ndërsa dy buldozerë të bashkisë Fier i erdhën në ndihmë situatës kritike për hapjen e korridoreve brenda masivit për të mundësuar hyrjen e mjeteve zjarrfikëse.

Gjatë natës dy mjete zjarrfikese dhe tre grupe qëndruan në gatishmëri në rast të riaktivizimit të vatrave të zjarrit ndërsa ditën e sotme zjarri është shuar plotësisht. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve identifikimin e autorëve .