Pas temperaturave përvëluese, zjarret. Europa Juglindore po përballet me një valë të nxehti që po sfidon të gjithë rekordet e mëparshme.Ende i pafashitur, zjarri gjigant në lindje të Kretës në Greqi ka detyruar evakuimin e mijëra njerëzve dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi dhe biznese. Erërat e forta në zonë kanë vazhduar ti vështirësojnë përpjekjet e zjarrfikësve për të vënë flakët nën kontroll.
Zjarrfikësit thonë se kushtet në terren krijojnë vatra të reja, teksa autoritetet kanë urdhëruar evakuimin masiv të hoteleve, dhomave me qira dhe shtëpive në komunën e Fermës.Në fillim të kësaj jave në Turqi janë evakuuar mbi 50 mijë njerëz për shkak të zjarreve në provincën perëndimore të Izmirit, të cilat vazhdojnë të digjen pa fre. Mendohet se një pjese e tyre janë shkaktuar nga linjat elektrike me shkëndijat që kanë ndezur shpejt barërat e thata.
Erërat e forta më pas kanë nxitur përhapjen e flakëve. Rajoni po përballet me një valë të nxehti ekstrem, lagështi të ulët dhe erëra të forta, cka siguron kushte optimale që zjarret të përhapen me shpejtësi.
Të paktën gjashtë persona në Evropë kanë humbur jetën si pasojë e temperaturave të larta, ndërsa kontinenti po përballet me një valë të hershme të nxehtësisë verore.
Rastet e fundit të vdekjes janë regjistruar në Spanjë dhe Itali, ndërsa ka pasur viktima edhe në Francë.