Ballina Shqiperia ime Zjarr me permasa te medha kërcënon banesat tek “Pushimi i shoferit”

Zjarr me permasa te medha kërcënon banesat tek “Pushimi i shoferit”

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë tokat djerrë dhe një parcelë me ullinj në vendin e quajtur pushimi i shoferit në Lushnje.

Erërat e forta kanë përshpejtuar përhapjen e flakëve, duke kërcënuar banesat e fshatit Krutje e Poshtme, që ndodhen shumë pranë zjarrit.

Në ndihmë të zjarrfikësve kanë dalë edhe banorët e zonës, të cilët po mbushin pompat me ujë dhe po ndihmojnë në shuarjen e flakëve për të parandaluar përhapjen e zjarrit drejt shtëpive. Policia, zjarrfikësit dhe komuniteti lokal po bashkëpunojnë ngushtë për të shmangur një katastrofë më të madhe.