Ballina Shqiperia ime Zbulohen 7 pako kokainë në Portin e Durrësit, dy të arrestuar

Zbulohen 7 pako kokainë në Portin e Durrësit, dy të arrestuar

Zbulohet drogë në portin e Durrësit. Policia kufitare në portin e Durrësit ka ushtruar kontroll në një furgon me targa angleze pas dyshimeve për sende te paligjshme dhe nga skanimi u zbulua se mjeti i mallrave kishte te fshehur 7 pako kokaine.

Gjatë kontrollit të detajuar kokaina u gjet brenda fundit të dyfishtë të krijuar në këtë furgon mallrash, poshtë sedijes së shoferit. Mesohet se kokaina ishte paketuar në qese vakumi.

Në prangat e policisë deri më tani kanë rënë dy persona, konkretisht shtetasi me inicialet A.D., 38 vjeç dhe M.C., 39 vjeç, ndërkohë që po vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë në këtë rrjet trafiku.
Po ashtu raportohet se furgoni ndiqte itinerarin Shqipëri–Itali–Angli.