.
Detaje te reja kane dale ne drite ne vrasjen e biznesmenit italian ne Salari. Mesohet se autori i dyshuar Kamber Sulçaj ishte duke udhëtuar për tek stalla e bagëtive në pronësi të tij që ndodhej mes fshatrave Nivicë dhe Bolen.
Në vendin e quajtur Lluf shkëmbehet me një automjet me karroceri me të cilën udhëtonte Gazmend Braçi me 3 shokët e tij.
Ata debatojnë dhe konfliktohen verbalisht për shkak se Braçe mbante drita të gjata nw automjet.
“Më verbove, më hodhe në kanal”, mësohet se ka thënë Sulçaj, ndërsa më pas edhe i ka fyer.
Më pas 4 personat janë nisur në drejtim të Salarisë ku Gazmendi ka edhe banesën dhe në këtë moment autori i ka ndjekur nga pas, i ka parakaluar dhe në një moment afër banesës automjeti që ai po e përdorte, por që ishte në pronësi të një çobani, është prishur.
Gazmendi ka telefonuar babanë dhe i ka thënë të vinte ta merrte pasi e ka lënë automjeti.
Babai i tij Eqeremi është nisur me dy makina së bashku me italianin, me të cilin po darkonin, janë nisur për të marrë të birin. Kur kanë mbërritur atje, autori ka qëlluar. Biznesmeni italian është qëlluar me vetëm një plumb në kofshë.
15 minuta autori nuk I kanë lënë të largohen pasi qëllonte drejt tyre duke mos u lënë mundësi të bëjnë asnjë lëvizje. Kjo dëshmohet edhe nga personat të cilët me një motor për terrene malore, kanë kaluar në vendngjarje në këto momente.
Më pas autori është larguar dhe makinën e ka fshehur në një fshat të thellë poshtë një peme.