Vr*tet për një vend parkimi 47-vjeçari

Vritet për një vend parkimi 47-vjeçari në Kavajë! Viktima kishte parkuar makinën para shtëpisë së autorit

Alket Isufi është 47-vjeçari i cili u vra me thikë pasditen e sotme në Kavajë. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr.3 të qytetit.
Shkak për konfliktin mësohet të jetë bërë një vend parkimi. Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte parkuar automjetin para banesës së 47-vjeçarit Roland Puja, i cili ka dalë nga banesa dhe i ka kërkuar viktimës të largojë makinën.
Debati për parkimin ka sjellë nisjen e një konflikti verbal mes tyre. Gjatë debatit, viktima, Skerdilajt Isufi i njohur me emrin Alket Isufi, dyshohet se i është përgjigjur në mënyrë të ashpër autorit. Roland Puja ka nxjerrë thikën dhe e ka qelluar në zemër.