Ballina Shqiperia ime Vr*sja e gjyqtarit, gjykata lë në burg 3 të arrestuarit. Elvis dhe...

Vr*sja e gjyqtarit, gjykata lë në burg 3 të arrestuarit. Elvis dhe Gjon Shkambi kërkojnë falje

Gjykata Penale e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Shkambin, Gjon Shkambin dhe Banush Koxhajn. Seanca është zhvilluar nën drejtimin e gjyqtares Marinela Osmani.

Mesohet se Elvis dhe Gjon Shkambi kanë kërkuar falje publike ndaj familjes së gjyqtarit Kalaja, duke deklaruar se ngjarja ka ndodhur si pasojë e një tronditjeje të lartë psikike, për shkak të kalvarit të gjatë të gjyqeve që lidhen me një çështje pronësie.

Të pandehurit kanë shprehur gjithashtu pakënaqësi ndaj sistemit gjyqësor, duke pretenduar se gjykatat nuk e kanë zgjidhur siç duhet çështjen në fjalë.