Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e 44-vjeçarit italian Edoardo Sarchi, i gjetur i pajetë pranë fshatit Salari në Tepelenë. Viktima kishte dalë për gjah së bashku me disa persona të tjerë.
Policia ka shoqëruar për t’u marrë në pyetje ortak-un e tij, Eqerem Braçe nga Levani, i cili tha se kishte tentuar t’i jepte ndihmën e parë italianit pas të shtënave. Ndërkohë, është shpallur në kërkim djali i tij, Gazment Braçe, që po ashtu ndodhej në vendngjarje.
Hetimet vazhdojnë, ndërsa policia thekson se në automjetin e viktimës nuk janë gjetur gjurmë plumbash, por vetëm një gomë e shfryrë, duke lënë hapur dyshime mbi versionet e dhëna.