Vrau vëllanë me armë zjarri, zbardhet dëshmia e autorit 

Vrau vëllanë me armë zjarri, zbardhet dëshmia e autorit 

202
SHPËRNDAJE

Autori i ngjarjes në Çukas i Vjetër të Lushnjes, Nazif Musai ka deklaruar se për konfliktin me të vëllanë ishte ankuar në polici, por se blutë i kanë sugjeruar që konfliktin ta zgjidhnin me qetësi me njëri-tjetrin.

Gjithashtu, 77-vjeçari deklaroi se i vëllai mëngjesin e kësaj të mërkure i ka prerë rrugën dhe më pas e ka qëlluar me sëpatë në dorë, ndërsa ai është kundërpërgjigjur duke e qëlluar me armë zjarri.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mëngjesin e sotëm, për një konflikt për motive pronësie, të ndodhur në fshatin Çukas i Vjetër, ndërmjet 2 vëllezërve, gjatë të cilit ata plagosën njëri-tjetrin me armë zjarri (pistoletë) dhe me mjet prerës (sëpatë), ju informojmë se shtetasi i plagosur me armë zjarri, i identifikuar A. M., 70 vjeç, ka humbur jetën në Spitalin e Traumës.

Gjithashtu, u kryen veprimet procedurale për arrestimin në flagrancë të shtetasit N. M., 77 vjeç, për veprat penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. 77-vjeçari vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Arma e zjarrit (pistoletë) dhe mjeti prerës (sëpatë) u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, menjëherë pas ngjarjes.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE