Vrau me çekan kalin e tij dhe hodhi në internet videon, procedohet...

Vrau me çekan kalin e tij dhe hodhi në internet videon, procedohet lushnjari

413
SHPËRNDAJE

Një 53-vjeçar nga Lushnja ka përfunduar në telashe me policinë, pasi vrau kalin e tij, duke e goditur disa herë me çekan. Pas veprimit monstruoz, shtetasi Dritan Gjyla e hodhi videon e dhunimit në internet, por më pas u pendua dhe e fshiu. Ndërkohë, pamjet bënë xhiron e rrjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 53 vjeç, banues në Lushnjë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”, pasi ky shtetas është shfaqur në një video të publikuar në rrjete sociale, duke goditur me sende të forta, një kafshë shtëpiake (kalë).”, thuhet në njoftimin e policisë.

S'KA KOMENTE