Vrasja e shqiptarit në Athinë, zbulohet e shkuara e errët e viktimës

Vrasja e shqiptarit në Athinë, zbulohet e shkuara e errët e viktimës

3716
SHPËRNDAJE

Policia greke prej mbrëmjes së djeshme po zhvillon hetime intensive lidhur me vrasjen e 56-vjecarit nga Berati, Thimi Droboniku alias Thimi Prifti. Ai u ekzekutua në lagjen “Palio Faliro” në Athinë rreth orës 21:00 me orën lokale, teksa zbriti nga motori dhe po drejtohej për në pallatin ku jetonte. Teksa mbante kokoren e motorit në dorë duke shkuar në banesë, ai u qëllua 3 herë me një pistoletë 9 mm nga persona ende të paidentifikuar. Policia po mbledh materiale nga kamerat e zonës si dhe dëshmi nga banorët. 

Policia ka vënë në mikroskop edhe cështjen e disa ditëve më parë, kur në lagjen “Palio Faliro” në rrugën “Niridon” u gjet i braktisur një automjet “Renault” ngjyrë e kuqe, i cili rezulton i vjedhur, por edhe me targa të vjedhura të një makine tjetër. Brenda tij policia greke gjeti 1 Kallashnikov, 1 granatë dore, karikatorë, 1 bidon benzinë dhe 1 kokore. Gjurmët e gishtave dhe ADN të gjetura në mjet kanë rezultuar të një 39-vjeçari shqiptar të arrestuar në Patra në 2009 dhe në Athinë në 2019 për grabitje të pikave ELTA dhe bankomateve. Ai tashmë është shpallur në kërkim. Policia greke po heton nëse mes dy ngjarjeve ka lidhje.Thimi Droboniku rezulton i përfshirë në grupe kriminale dhe me precedentë për trafik droge, kontrabandë cigaresh dhe falsifikime. Të njëjtat burime bëjnë me dije se 56-vjecari nga Berati dyshohet edhe për grabitje me armë.
Fqinjët e tij flasin për një njeri të qetë, i cili të paktën 5 vitet e fundit ka jetuar me familjen e tij në pallatin në rrugën “Atlantos”.

S'KA KOMENTE