Ballina Aktualitet  Von der Leyen mesazhe optimiste nga Tirana

 Von der Leyen mesazhe optimiste nga Tirana

Në sytë e Brukselit, progresi i Shqipërisë në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian duket i mrekullueshëm.Ky ishte mesazhi që konfirmoi në Tiranë Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Në prag të nisjes së Forumit të Investimeve BE- Ballkani Perëndimor, ajo u takua me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama teksa konfirmoi se Brukseli planifikon të hapë të gjithë kapitujt deri në fund të vjeshtës së këtij viti.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, gjatë konferencës së përbashkët sot me kryeministrin Edi Rama, tha se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë në rrugën e saj për objektivin e 2027, mbylljen e negociatave me BE.

Presidentja Ursula Von der Leyen u shpreh se Shqipëria ka bërë një punë shumë të mirë dhe ka bërë progres drejt rrugës për anëtarësimin e BE. Ajo shtoi se bashkëpunimi dhe përfitimi nuk është vetëm për çështje politike dhe gjeopolitike, por edhe ekonomike dhe biznesi.

“Afrimi në BE ka të bëjë dhe për një biznes të zgjuar, jo vetëm për çështje politike. Ekonomia juaj ka fituar akses në tregun tonë të përbashkët, dhe në këmbim ju zbatoni reforma kyçe.

Dyert e sektorit janë të hapura për kompanitë tuaja, por dhe për kompanitë tona. Plani i rritjes ekonomike ka potencial të dyfishojë planin në Ballkanin Perëndimor. Dhëna e 100 mln euro, tani do zbatohet ky plan, ju keni bërë shumë punë të mirë, tani që jemi në rrugën e duhur, kjo është rruga që të aksesojë të gjithë fondit e planit të rritjes, që ka rreth 1 miliard euro.

Vitin që vjen do heqim tarifat roaming. Mesazhi im i fundit është ky, zgjerimi nuk është çështje politike, por njerëzit. Shqipëria e do Europën, 90% e shqiptarëve do votonin për BE, sipas studimeve. Ky është sinjali më i qartë. Gjenerata jonë e re do të jetojë në një Bashkim Evropian të fortë. I dashur Edi të uroj çdo suksese në rrugën drejt BE dhe unë do t’u mbështes”, u shpreh ajo.Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Layen, gjatë konferencës së përbashkët në Tiranë, me kryeministrin Edi Rama, foli për procesin e anëtarësimit të BE-së.

Ajo u shpreh se Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE dhe se kjo është bërë në një kohë rekord.

”Ishte kënaqësi të kthehem në Shqipëri, është kënaqësi t’i rikthehem turneut. Shqipëria është në rrugën e duhur drejt BE. Kemi bërë rrugë të gjatë, progres. Është një progres i mrekullueshëm, i bërë në kohë rekord. Ne planifikojmë të hapim të fundit këtë vjeshtë. Unë di përpjekjen tuaj personale dhe të ekipit. Ju kërkoni t’i mbyllni grup kapitujt deri në 2026, kjo është ambicioze. Ne na pëlqen ambicia”, tha Von der Layen.