Ballina Shqiperia ime Vlorë! Makina përplas të moshuarin te vijat e bardha

Vlorë! Makina përplas të moshuarin te vijat e bardha

Një aksident automobilistik ka ndodhur pak momente më parë në shëtitoren Lungomare.Një makinë e llojit Renault Clio e cila drejtohej nga një shtetas i moshuar ka aksidentuar një të moshuar tek vijat e bardha.

Ky i fundit është plagosur rëndë dhe është dërguar në gjendje të rënduar shëndetësore në spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.Policia në vendngjarje ka shoqëruar drejtuesin e makinës që aksidentoi të moshuarin.