Ballina Shqiperia ime  Vlorë/ Makina perplas dy gra teksa kalonin rrugën, përfundon në spital një...

 Vlorë/ Makina perplas dy gra teksa kalonin rrugën, përfundon në spital një prej tyre

Screenshot

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Lungomaren e Vlorës, ku një i moshuar duke drejtuar një Fiat Punto ka goditur dy gra që po kalonin mbi vijat e bardha.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur menjëherë një ambulancë, e cila ka dhënë ndihmën e parë për të plagosurat. Njëra prej grave është transportuar për në spital për trajtim të mëtejshëm.

I moshuari është ndaluar menjëherë pas aksidentit dhe është marrë në pyetje nga policia, e cila po vijon hetimet për shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Autoritetet bëjnë apel për kujdes të shtuar nga shoferët dhe për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor, veçanërisht në zonat me këmbësorë.