Ballina Shqiperia ime Vlorë, konfiskohet pallati në ndërtim, do të përdoret për funksione publike

Vlorë, konfiskohet pallati në ndërtim, do të përdoret për funksione publike

Një pallat në ndërtim në qytetin e Vlorës do të konfiskohet pasi autoritetet kanë konstatuar ndërtimin e tij pa lejen e nevojshme.

Sipas një reagimi të kryeministrit Edi Rama në Facebook, “këtë fat do të kenë të gjitha objektet me shkelje të lejes së ndërtimit, të cilat sipas rastit e nevojës do të shemben apo konfiskohen nga shteti për funksione publike, ndërkohë që punonjësit e bashkive që kryejnë sipas ligjit akt-kontrollet në çdo fazë të ndërtimit dhe mbyllin sytë përpara shkeljeve, do t’i përcillen prokurorisë për një sërë veprash penale të mundshme”.