Ballina Shendeti Vlorë/ Dy ngjarje të r*nda brenda pak orësh: fëmija b*e nga ballkoni,nje...

Vlorë/ Dy ngjarje të r*nda brenda pak orësh: fëmija b*e nga ballkoni,nje grua h*dhet nga pallati

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, në qytetin e Vlorës janë regjistruar dy ngjarje të rënda me pasoja tragjike.

Fillimisht, në zonën e Lungomares, një fëmijë ka rënë nga lartësia e banesës së tij. I mituri është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ende nuk dihet gjendja e tij shëndetësore, ndërsa policia pritet të japë një njoftim zyrtar mbi rastin.

Ndërkohë, pak më vonë, pranë Shkollës së Muzikës në qytet, një grua është hedhur nga ballkoni i një pallati. Sipas informacioneve paraprake, ajo ka ndërruar jetë në vend.

Grupet hetimore ndodhen në terren për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e këtyre dy ngjarjeve të rënda që kanë tronditur qytetin bregdetar.