Ballina Shqiperia ime Vlorë, 65 vjecari italian ndërron jetë duke bërë palestër

Vlorë, 65 vjecari italian ndërron jetë duke bërë palestër

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë kanë referuar materialet në Prokurori për vlerësim, pas vdekjes së një shtetasi italian gjatë ushtrimeve fizike.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur më datë 30 tetor 2025, në një palestër në qytetin e Vlorës, ku shtetasi F. C., 65 vjeç, banues në Itali, ka ndërruar jetë, dyshohet për shkaqe natyrale.

Trupi i pajetë është dërguar në morgun e spitalit të Vlorës për ekzaminime mjeko-ligjore, ndërsa Prokuroria ka nisur veprimet procedurale për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes.