Ballina Shqiperia ime Vlora – Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, fatmirësisht pa viktima

Vlora – Furgoni del nga rruga dhe përmbyset, fatmirësisht pa viktima

Një furgon që po udhëtonte nga Kanina në drejtim të qytetit të Vlorës u përmbys pasi shoferi humbi kontrollin e mjetit.

Ngjarja shkaktoi panik tek drejtuesit e tjerë të automjeteve që po qarkullonin në aks, por për fat të mirë nuk u raportuan viktima.

Policia dhe shërbimet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, ndërsa po verifikohen shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit.