Dollari amerikan e ka nisur vitin në rritje, duke fituar pikë krahasuar me vitin që lamë pas. Sipas kursit të këmbimit në tregun vendas, këtë mëngjes dollari blihet me 81.5 lekë dhe shitet me 82.8 lekë.
Edhe monedha europiane ka shënuar rritje të ndjeshme këtë të hënë, duke e nisur vitin në trend pozitiv. Euro blihet sot me 95.8 lekë dhe shitet me 97 lekë, në rritje krahasuar me javën dhe vitin e kaluar.
Në të njëjtën linjë paraqitet edhe franga zvicerane, e cila është forcuar në fillim të vitit të ri. Ajo blihet sot me 102.8 lekë dhe shitet me 104 lekë, sipas tregut të brendshëm valutor.
Ndërkohë, paundi britanik nuk bën përjashtim, duke shënuar gjithashtu rritje. Këtë mëngjes, paundi blihet me 109.4 lekë dhe shitet me 111 lekë, duke fituar pikë krahasuar me vitin e shkuar.









