Teksa pjesa më e madhe e botës vijon përgatitjet për ndërrimin e viteve, Viti i Ri 2026 ka trokitur më herët në disa vende të globit. Të parët që hynë zyrtarisht në vitin e ri janë Ishujt Line në Kiribati, të cilët ndodhen në zonën kohore më lindore të botës (UTC +14).
Pas Kiribatit, festimet e Vitit të Ri nisën në Samoa, Tokelau, Tonga, Fiji dhe Zelandën e Re, duke vijuar gradualisht drejt vendeve të tjera sipas zonave kohore. Ndërkohë, Europa dhe Shqipëria do ta mirëpresin Vitin e Ri disa orë më vonë, ndërsa vendet e fundit që hyjnë në 2026 janë ato në Paqësorin Qendror, përfshirë Hawaii-n.
Ndërrimi i viteve shënohet me festa, fishekzjarre dhe evente kulturore në mbarë botën, duke reflektuar diversitetin e traditave dhe mënyrave të festimit në kontinente të ndryshme










