Vidhet një agjenci udhëtimesh në Mallakastër

Në Komisariatin e Policisë Mallakastër është kallëzuar 55-vjeçari F. Sh., administrator i një agjencie udhëtimesh, se një person i paidentifikuar i ka vjedhur një shumë parash në subjektin e tij. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.