Ballina Shqiperia ime Vajit të ullirit dhe vreshtave, qeveria rrit fondet – 5.5 milionë euro...

Vajit të ullirit dhe vreshtave, qeveria rrit fondet – 5.5 milionë euro , kriteret dhe masa e përfitimit

Qeveria ka vënë në dispozicion 5.5 milionë euro për mbështetjen e sektorit bujqësor gjatë vitit 2025 përmes skemës së Investimeve, duke zgjeruar ndjeshëm gamën e përfituesve të mundshëm.

Konkretisht, ky fond do të shkojë për investime për ndërtimin e serrave diellore të reja për perime, luleshtrydhe dhe rrush tavoline, përfshirë edhe instalimin e sistemit të ujitjes, me sipërfaqe minimale 0.2 ha dhe sipërfaqe maksimale 2 ha.

Masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të  faturave tatimore, por jo më shumë se: 15 milionë lekë/ha për serrat e prodhimit të perimeve; 8 milionë lekë/ha për serrat e prodhimit të rrushit për tavolinë; 4 milionë lekë/ha për serrat  (tunelet plastike) të prodhimit të luleshtrydheve.

Për mbjelljet e reja të pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe vreshtave, financimi bëhet për sipërfaqe jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10  ha. Masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 800 mijë lekë/ha.

Përfitojnë pagesë shtesë fermerët që instalojnë sistemet e ujitjes me pika. Masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 mijë lekë/ha.

Për rrjetat për mbrojtjen e prodhimit nga breshëri në blloqet ekzistuese me pemë frutore, agrume dhe  vreshta, masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 1.5 milionë lekë/ha. Financimi bëhet për sipërfaqe jo më pak se 1 ha dhe jo më shumë se 5 ha.

Për sistemet e ujitjes me pika në pemëtore, ullishte, agrume dhe vreshta ekzistuese, masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 250 mijë lekë.

Ndërtimin e ambienteve të reja për mbarështimin e kafshëve dhe të stabilimenteve për  rritjen e shpendëve, përfshirë pajisjet/sistemet e  nevojshme, me kapacitet jo më pak se 10 lopë,  jo më pak se 100 të imëta, jo më pak se 10 dosa dhe jo më pak se 10 mijë shpendë.

Masa e përfitimit do të jetë në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 15 milionë lekë për subjekt.

Mekanizimin dhe modernizimin e proceseve të punës në fermat bujqësore e blegtorale, masa e përfitimit të jetë në 50% të vlerës totale të faturave  tatimore, por jo më shumë se 5  milionë lekë për subjekt.

Linja/makineri/pajisje për përpunimin,  seleksionimin, paketimin dhe etiketimin e perime ve,  frutave, rrushit dhe verës, ullirit dhe vajit të ullirit në 50% të vlerës totale të faturave tatimore, por jo më shumë se 7.5 milionë lekë për subjekt.

Investime në argotizëm dhe akuakulturën detare për koshat e rritjes së peshkut me një masë  përfitimi në 50% të vlerës totale të faturave tatimore,  por jo më shumë 15 milionë për subjekt.

Po ashtu vendimi përcakton se përfituesve të financimit nga masat e mbështetjes së investimeve pas lidhjes së kontratës, u paguhet paraprakisht deri në 30% të masës së  financimit të kontraktuar, kundrejt garancisë së  pagesës së lëshuar nga shoqëri  sigurimi dhe/ose banka.