Vaji i ullirit kthehet në produkt “luksi” 

Vaji i ullirit kthehet në produkt “luksi” 

136
SHPËRNDAJE

Vaji i ullirit përgjatë vitit të kaluar mund të konsiderohej në të vërtetë si një produkt luksi pasi çmimi i tij “fluturoi” në shumë vende të botës për shkak të rënies së prodhimit si pasojë e thatësirës. Konkretisht vendi që përjetoi rritjen më të madhe të këtij produkti ishte Turqia me 264 % si një ndër prodhuesit kryesor,  ndjekur nga Greqia ku çmimi u rrit me 58.5%, më pas renditet Tunizia me një rritje prej 48 % .

Po ashtu vaji i ullirit u shtrenjtua edhe në Spanjë dhe Itali gjatë 2023-shit, në dy shtetet që zënë peshën më të madhe në botë për prodhim, respektivisht me 40 dhe 34 %.

Kësaj vale rritje nuk i shpëtoi as Shqipëria për shkak se një sasi e konsiderueshme e prodhuar në vitin 2022 u eksportua në Itali dhe në vitin 2023 prodhimi ishte më i ulët.

Kështu nëse në vitin 2022 për shkak të mbiprodhimit vaji i ullirit arriti të tregtohej mesatarisht 500 lekë litri, në 2023 u rikthye sërish në kushtet e mëparshme, duke arritur në vlerën e 750-800 lekë për litër, me një rritje prej 37.5%. Megjithatë për konsumatorët shqiptarë ky ndryshim çmimi nuk ishte i pazakontë për shkak se kjo ka qenë mesatarja e çmimit të shitjes në çdo vit, dhe  2022-shi u konsiderua si përjashtimor.

Në vitin 2022 prodhimi i ullirit u rrit me 39%,  duke u regjistruar në 152 mijë ton. Ndërsa u eksportuan afro 5 mijë ton vaj ulliri vetëm në gjysmën e parë të vitit 2023. Në vendin tonë për vitin 2023-2024 janë prodhuar 16 mijë ton, duke u renditur në vendin e 16-të ndër 30 shtete prodhuese.

SCAN 

S'KA KOMENTE