Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot paraditen e së hënës sistemin e drejtësisë shqiptare.
Gjyqtari i Apelit, Astrit Kalaja, ka ndërruar jetë pasi u qëllua me armë zjarri brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Sipas burimeve paraprake, autori i dyshuar është një shtetas që kishte pasur çështje gjyqësore në këtë institucion. Pas të shtënave, policia mbërriti menjëherë në vendngjarje, rrethoi zonën dhe nisi hetimet për zbardhjen e motiveve të këtij atentati.
Mësohet se i plagosur ka mbetur edhe disa persona, identiteti i të cileve ende nuk është bërë publik.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes, duke mbledhur prova dhe pamje nga kamerat e sigurisë, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të motiveve që çuan në këtë akt të rëndë brenda ambienteve të një institucioni të drejtësisë