U plagosën gabimisht nga plumbat , 2 persona ne gjendje të rëndë...

U plagosën gabimisht nga plumbat , 2 persona ne gjendje të rëndë te Trauma

301
SHPËRNDAJE

Dy prej të plagosurve në atentatin ku mbeti i vrarë Martin Bardhi, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Mësohet se Olti Gjini dhe Indrit Bardhi janë transportuar në spitalin e Traumës në Tiranë dhe po luftojnë për jetën. Ndërsa Ilir Bardhoku është në gjendje më të mirë shëndetësore.

Ngjarja ndodhi paraditen e sotme në Rrëshen, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan ndaj Bardhit, në biznesin  në pronësi tij, që ndodhet pranë komisariatit të policisë.

Martin Bardhi humbi jetën në vend si pasojë e plagëve, ndërsa plumbat kapën edhe miqtë e tij, me të cilët ndodhej në një tavolinë.

Ndërkohë autorët, të paidentifikuar ende u larguan me një mjet, tip fuoristradë, e cila u gjet e djegur në fshatin Gëziq.

Forca të shumta policie kanë rrethuar zonën dhe në ndihmë të Policisë lokale, janë nisur Forcat Speciale “RENEA” dhe FNSH, si dhe në Rrugën e Kombit, në drejtim të Kukësit, të Laçit, Lezhës dhe Dibrës, janë ngritur pika kontrolli.

Shkak për ngjarjen dyshohet konfiktet që ka pasur viktima.

S'KA KOMENTE