Ballina Shqiperia ime U godit me th*kë nga picieri, ndërron jetë kuzhinieri që u...

U godit me th*kë nga picieri, ndërron jetë kuzhinieri që u plagos në Tiranë

Screenshot

Ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë ka marrë përmasa tragjike.

Raportohet se personi i plagosur gjatë konfliktit ka ndërruar jetë.

Viktima, i identifikuar si Indrit Ismaillari, ishte kuzhinier në të njëjtin lokal ku ndodhi ngjarja. Ai u godit me thikë nga picieri, Filip Shehu, pas një sherri të momentit.

Autori u arrestua menjëherë nga forcat e policisë pas krimit.

njoftimi i policise

Rreth orës 15:30, në zonën e Komunës së Parisit, në ambientet e një lokali, shtetasi F. Sh., rreth 41 vjeç, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin I. I., rreth 34 vjeç, të dy punonjës të lokalit.

Shtetasi I. I. ka humbur jetën në spital, si pasojë e plagëve.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Policisë, autori i dyshuar, shtetasi F. Sh., është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, menjëherë pas ngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit.