Ballina Shqiperia ime U arrestuan në lokalin e ish-deputetit, zbulohen emrat e inspektorëve të IMT-së...

U arrestuan në lokalin e ish-deputetit, zbulohen emrat e inspektorëve të IMT-së që u prangosën me urdhër të SPAK

U arrestuan në lokalin e ish-deputetit, zbulohen emrat e inspektorëve të IMT-së që u prangosën me urdhër të SPAK

Gerald Fuçia dhe Edmond Çela janë dy inspektorët e arrestuar të IMT-së gjatë një aksioni të Policisë së Shtetit dhe SPAK. Në kërkim është shpallur Klajdi Zhilla dhe një tjetër, identiteti i të cilit ende nuk dihet.

Operacioni u zhvillua pas një denoncimi të mëhershëm në polici, ku raportohej se inspektorët e IMT-së kërkonin dhe merrnin para nga biznese të ndryshme në këmbim të mosveprimit për shkeljet e tyre.

Fuçia dhe Çela janë arrestuar në lokalin e ish-deputetit Mark Frroku pranë Kombinatit, ndërsa mësohet se janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.