Ballina Shqiperia ime U aksidentua nga makina në aksin Pogradec – Lin, ndërron jetë gjatë...

U aksidentua nga makina në aksin Pogradec – Lin, ndërron jetë gjatë rrugës për tek Trauma e moshuara

Ndërron jetë rrugës për në spitalin e Traumës, e moshuara Manushaqe Gjoka, e cila u përplas në aksin Pogradec – Lin mëngjesin e sotëm.

Burime konfirmojnë se e moshuara ishte në gjendje të rëndë dhe do dërgohej drejt spitalit të kryeqytetit, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë në afërsi të qytetit të Elbasanit.

Mësohet se e moshuara ishte nga Durrësi dhe kishte ardhur për pushime në Pogradec.