Turqia: Raketa balistike iraniane u neutralizua nga sistemet e NATO-s mbi Mesdheun Lindor

Turqia ka bërë të ditur se një raketë balistike e lëshuar nga Irani është neutralizuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe raketore të NATO-s mbi lindjen e Detit Mesdhe.

Sipas Ministrisë Turke të Mbrojtjes, raketa kishte kaluar fillimisht mbi Siri dhe Irak, duke u drejtuar drejt hapësirës ajrore të Turqisë, përpara se të shkatërrohej. Autoritetet turke theksuan se nga incidenti nuk pati viktima apo persona të lënduar.

Ministria njoftoi gjithashtu se Turqia rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur çdo veprimi armiqësor që rrezikon sigurinë e saj, duke u bërë thirrje palëve të përfshira të tregojnë përmbajtje dhe të shmangin hapa që mund të përshkallëzojnë tensionet.