Ballina Bota Trump: Si Putin ashtu edhe Zelensky duan që unë të jem në...

Trump: Si Putin ashtu edhe Zelensky duan që unë të jem në takimin e ardhshëm për paqen

Screenshot

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se si Presidenti rus Vladimir Putin, ashtu edhe Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, kanë kërkuar që ai të marrë pjesë në një takim të mundshëm mes tyre për të diskutuar rrugën drejt përfundimit të luftës në Ukrainë.

“Të dy duan që unë të jem aty,” tha Trump në një intervistë për Fox News me Sean Hannity. “Të dy duan që unë të jem aty, dhe unë do të jem.”

I pyetur nëse beson se paqja mund të arrihet në një afat të shkurtër, Trump u shpreh optimist: “Mjaft e shkurtër, po.”

Megjithatë, ai pranoi se kishte gabuar kur kishte menduar se konflikti do të ishte më i lehti për t’u zgjidhur. “Mendova se kjo do të ishte më e lehta nga të gjitha, por doli të ishte më e vështira,” tha ish-presidenti amerikan, duke iu referuar premtimit të tij elektoral për ta përfunduar luftën brenda 24 orëve nga rikthimi në pushtet.