Presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar dënimin me vdekje për DeCarlos Brown, 34-vjeçarin e pastrehë që vrau Iryna Zarutska, një grua 23-vjeçare ukrainase që kishte ikur nga lufta në Shtetet e Bashkuara.
Vrasja ndodhi brenda një vagoni treni në Charlotte, Karolina e Veriut, kur burri, pa asnjë arsye të dukshme, e goditi me thikë gruan që ishte ulur përpara tij.Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase, e cila erdhi në Amerikë duke kërkuar paqe dhe siguri, duhet të marrë një gjyq të shpejtë dhe dënimin me vdekje! Nuk ka zgjidhje tjetër”, shkroi presidenti amerikan në Truth.Imazhet e krimit janë qarkulluar gjerësisht ditët e fundit, veçanërisht midis përdoruesve konservatorë të mediave sociale, të cilët akuzojnë mediat tradicionale se nuk e kanë mbuluar në mënyrë adekuate incidentin.