Ballina Bota Trump dënon vrasjen e aleatit të tij Charlie Kirk: Moment i errët...

Trump dënon vrasjen e aleatit të tij Charlie Kirk: Moment i errët për Amerikën!

President Donald Trump shakes hands with moderator Charlie Kirk, during a Generation Next White House forum at the Eisenhower Executive Office Building on the White House complex in Washington, Thursday, March 22, 2018. (AP Photo/Manuel Balce Ceneta)

Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar se është i mbushur me pikëllim dhe zemërim pas vrasjes së tmerrshme të Charlie Kirk.

Kirk, një aleat i fortë i presidentit amerikan, u qëllua për vdekje në një aktivitet universitar në Utah të mërkurën pasdite. Trump njoftoi vdekjen e konservatorit 31-vjeçar në mediat sociale, duke e cilësuar atë si një figurë të madhe dhe madje legjendare që ishte i dashur dhe i admiruar nga të gjithë, veçanërisht nga ai vetë. 

Në një  videomesazh të publikuar më vonë, presidenti tha: “Jam i mbushur me pikëllim dhe zemërim për vrasjen e tmerrshme të Charlie Kirk. Ai frymëzoi miliona njerëz dhe sonte të gjithë ata që e njihnin dhe e donin janë të bashkuar në tronditje dhe tmerr. Ky është një moment i errët për Amerikën”, shtoi zoti Trump, ndërsa premtoi një goditje ndaj “dhunës politike”.

Drejtori i FBI-së, Kash Patel, njoftoi se një person i arrestuar për të shtënat në Universitetin e Luginës së Utah-ut ishte liruar pas “marrjes në pyetje nga forcat e rendit”.