Udhëheqësi Suprem i Iranit , Ajatollah Ali Khamenei , tha se vendi i tij nuk do ta pranojë thirrjen e Presidentit të SHBA-së Donald Trump për një dorëzim pa kushte.
Në komentet e tij të para që nga e premtja, Khamenei tha se paqja ose lufta nuk mund t’i imponohen Republikës Islamike, raporton Reuters.
“Njerëzit inteligjentë që e njohin Iranin, kombin iranian dhe historinë e tij nuk do t’i flasin kurrë këtij kombi me gjuhë kërcënuese, sepse kombi iranian nuk do të dorëzohet. Amerikanët duhet ta dinë se çdo ndërhyrje ushtarake amerikane padyshim që do të shoqërohet me dëme të pariparueshme”, tha ai në një deklaratë të lexuar nga një prezantues televiziv të mërkurën.
Mijëra njerëz po largoheshin nga Teherani të mërkurën, pasi avionët luftarakë izraelitë bombarduan qytetin gjatë natës, dhe një burim tha se Trump po shqyrtonte mundësi që përfshijnë bashkimin me Izraelin në sulmin ndaj lokacioneve bërthamore iraniane./ The Guardian