Tregetonte fishekzjarre ne Roskovec, ndiqet penalisht pronari i dyqanit

Tregetonte fishekzjarre ne Roskovec, ndiqet penalisht pronari i dyqanit

1242
SHPËRNDAJE

Roskovec, Fier

Nga kontrollet e përditshme në subjektet ekonomike në qark, Policia konstaton se në një dyqan në Roskovec, shiteshin lëndë piroteknike të kontrabanduara.

Procedohet penalisht pronari i dyqanit. Sekuestrohen kuti me fishekzjarrë.

Në kuadër të punës së vazhdueshme të Policisë, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme të shitjes së mallrave/produkteve që kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier po kryejnë përditë kontrolle në subjekte ekonomike të ndryshme.

Si rezultat, specialistët konstatuan se në një dyqan në lagjen nr. 2, Roskovec, shiteshin lëndë piroteknike të dyshuara të kontrabanduara dhe se fshiheshin të ardhurat e përfituara nga ky biznes.

Për këto paligjshmëri u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për pronarin e dyqanit, shtetasin A. K., 37 vjeç, banues në Roskovec. Shërbimet e Policisë gjetën në dyqan, dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa kuti me fishekzjarrë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjylatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

S'KA KOMENTE