Ballina Bota Tër*ete të fuqishme go*asin Rusinë, lëkundje 7.4 ballë në lindje të qytetit...

Tër*ete të fuqishme go*asin Rusinë, lëkundje 7.4 ballë në lindje të qytetit Petropavlovsk

Një alarm për tsunami është lëshuar për gadishullin Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë, pas dy tërmeteve të fuqishme nënujore që goditën rajonin të dielën, sipas Qendrës së Paralajmërimit për Tsunami të Paqësorit (PTWC) dhe Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).

Tërmeti më i fortë u regjistrua me magnitudë 7.4 ballë, në një thellësi prej 20 kilometrash, rreth 144 kilometra në lindje të qytetit Petropavlovsk-Kamchatsky, ku jetojnë rreth 180,000 banorë.

Vetëm disa minuta më herët, një tjetër tërmet me magnitudë 6.7 goditi një zonë afër epiqendrës së parë.

Autoritetet lokale janë vënë në gatishmëri të lartë dhe kanë nisur evakuimet në zonat bregdetare të rrezikuara nga cunami. Deri më tani nuk raportohen viktima apo dëme materiale, por situata mbetet në vëzhgim të vazhdueshëm.

Qendra për Tsunamit në Paqësor paralajmëroi se valë të fuqishme mund të godasin brigjet lindore të Kamçatkës dhe i bëri thirrje banorëve të qëndrojnë larg vijës bregdetare deri në një njoftim të dytë.