Temperaturat e larta/ Njesi te ndihmes mjekesore ne sheshe te disa qyteteve

Temperaturat e larta/ Njesi te ndihmes mjekesore ne sheshe te disa qyteteve

71
SHPËRNDAJE

Nëntë njësi të lëvizshme të asistencës mjekësore janë vendosur në terren, pjesë e planit të masave të marra nga Ministria e Shëndetësisë ndërkohë që vendi po përballet me temperatura shumë të larta.

Në një postim në Facebook, Ministrja Ogerta Manastirliu bën me dije se njësitë e lëvizshme janë pozicionuar në sheshet qendrore të qyteteve dhe janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur emergjencave shëndetësore.

9️ njësi të lëvizshme të asistencës mjekësore në territor, janë pozicionuar në sheshet qendrore të qyteteve, janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur emergjencave shëndetësore, në këto ditë të valës së të nxehtit”, shkruan Manastirliu.

Për t’u mbrojtur nga i nxehti, Ministria e Shëndetësisë rekomandon qëndrimin në shtëpi në orët e pikut të vapës, mbajtjen e shtëpive të freskëta, qëndrimin të hidratuar dhe të ushqyerit shëndetshëm.

Vala e të nxehtit ka përfshirë të gjithë Evropën jugore, ndërsa temperaturat në Mesdheun qendror pritet të arrijnë kulmin sot (18 korrik). Ishulli italian i Sardenjës pritet të ketë një temperaturë maksimale prej 46C këtë pasdite.

S'KA KOMENTE