Një telefonatë e pazakontë ka alarmuar Policinë e Vlorës, pasi një person ka njoftuar sallën operative me fjalët: “Hajde se kam vrarë mamanë”.
Menjëherë pas këtij njoftimi, forca të shumta policie, përfshirë “Shqiponjat” dhe strukturat operacionale, janë nisur drejt vendit të dyshuar të ngjarjes.
Megjithatë, pas kontrolleve paraprake, nuk është konstatuar asnjë rast apo provë që të konfirmojë një ngjarje të tillë kriminale.
Sipas burimeve, personi që ka kryer telefonatën e ka fikur telefonin menjëherë pas komunikimit, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe lokalizimin e tij.










