Të shtëna me armë zjarri , vritet ne lokal biznesmeni

Të shtëna me armë zjarri , vritet ne lokal biznesmeni

497
SHPËRNDAJE

Vrasje në Shëngjin. Mësohet se biznesmeni i njohur në këtë zonë, Ardjan Nikulaj rreth 50 vjec është qëlluar me armë zjarri në një lokal. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë në lokalin e viktimës ne pedonalen e qytetit.

Po ashtu mësohet se viktima, kishte ndërruar emrin në vititn 2003, ndërsa në vitin 2021 ishte kandidat për deputet nen siglen e PSD.Duke iu referuar dhe fakteve, dyshohet se atentati ishte i mirëmenduar dhe autorët menjehere pas krimit u larguan nga vendngjarja.

E gjithë zona është rrethuar nga policia, ndërsa ende nuk dihet se kush është autori. Ngjarja ka ndodhur në një zonë të populluar, ndërsa lokali ku ndodhi krimi ka kamera sigurie, po ashtu edhe zona.

S'KA KOMENTE