BBC-Zelensky paralajmëron padi ndaj SHBA-së për raketat Tomahawk

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi se po përgatit një padi kundër Shteteve të Bashkuara lidhur me refuzimin për t’i furnizuar Ukrainës me raketa Tomahawk, pas një telefonate të presidentit amerikan Donald Trump me Vladimir Putin që sipas Kievit mund të ketë ndikuar në vendimmarrjen e Uashingtonit.

Zelensky tha se vendimi për të ndjekur rrugën ligjore erdhi pasi Shtëpia e Bardhë, pas dialogut midis Trump dhe Putin, shfaqi hezitim rreth dërgesave të Tomahawk-ëve — raketa me rreze deri në rreth 2,500 km — të cilat Ukraina i konsideron thelbësore për të goditur objektiva thellë brenda territorit rus dhe për t’i ndryshuar dinamikat e frontit.

Takimi i Zelensky me Presidentin Trump në Uashington do të zhvillohet të premten dhe tema qendrore pritet të jetë kërkesa për armë me rreze të gjatë, përfshirë Tomahawk-Pas telefonatës Trump–Putin, Trump tha se po “shikon” mundësinë e furnizimit, por gjithashtu theksoi nevojën për të ruajtur rezervat e veta.

Zelensky deklaroi se Moska po “nxitonte të rifillonte dialogun” sapo dëgjonte rreth mundësisë së Tomahawk-ëve, duke sugjeruar se ndikimi i bisedës mund të ketë frenuar ose vonuar mbështetjen e SHBA-së.

Nëse pala ukrainase gjen rrugë ligjore për të detyruar ose influencuar furnizimet, ose nëse procesi gjyqësor sjell presion politik mbi SHBA-në, kjo mund të përshpejtojë vendime për armë të tjera, por gjithashtu mund të acarojë marrëdhëniet diplomatike midis palëve dhe të hapë debat të gjerë për ndarjen e arsenaleve strategjike amerikane.

Petro Koçi “sulmon”Vetëvendosjen: “Djallëzi e frikë ndaj UÇK-së – populizmi i Albin Kurtit po i vjen fundi”

PSE I DJEG VETEÇVENDOSJES NJE PROTESTE PRO THAÇIT?

Reagimi i paprovokuar i Veteçvendosjes ndaj protestes mbarekombetare ne mbeshtetje te ish krereve te UÇK qe do zhvillohet ne Tirane ne dukje duket si idiotesi, por ne fakt eshte nje djallezi kunder UÇK se dhe protagonisteve te saj. 

E mbetur pa gjah tjeter si ai i Ballkanit te Hapur, VV  kerkon te fuse hundet e te mbjelle perçarje ku edhe si te mundet.

 Kete qellim ne nivel poshtersie antishqiptare e zbuloi me shume se cdo insinuate tjeter sulmi pa piken e justifikimit ndaj Kryeministrit te Shqiperise, i cili ne rastin e mbeshtetjes se hapur ndaj protestes nuk permendte e as nenkuptonte kerrkund Al Binin.

Pse ndihet e provokuar Veteçvendosja nga nje proteste qe mbeshtet Hashim Thaçin? 

A nuk eshte idiotesi dhe poshtersi te sabotosh nje proteste pro Thaçit me argumentin se vete ai dhe te tjeret si ai kane perkrahur dhe votuar ngritjen e Gjykates Speciale? 

Ku na qenka ligjeruar qe nese ti voton ngritjen e nje institucioni nuk paske te drejte te protestosh kunder tij nese ai organ te zhgenjen dhe nuk permbush pritshmerite?

Deklarata e VV eshte paburreri dhe frike. 

Eshte djallezi dhe perçarje. 

Eshte shpirtvogelsi dhe xhelozi mjerane. 

VV nuk e ben dot historine qe shkroi me gjak UÇK!

Nacionalizmi populist i VV deri tani i ka sherbyer vetem qellimeve elektorale te Al Binit ne Kosove dhe te Vuçiçit ne Serbi.

Deshtimet flagrante te Al Binit ne politiken e jashtme, te cilat i mbuloi ca kohe me histerine kunder Ballkanit te Hapur nuk pine me uje me sulmin politik ndaj mbeshtetesve te Udheheqjes se burgosur te UÇK se dhe Edi Rames. 

Populizmi i paskrupullt doli lakuriq. 

Lojes “armiqesore” per vota te çiftit Al Bin dhe Vuçiç po i vjen fundi. 

Thirrja e Veteçvendosjes per te deshtuar protesten do deshto#je

Postim i petro kocit

Vr*u biznesmenin italian në Salari të Tepelenës, vetëdorëzohet në policinë e Gjirokastrës autori

Kamber Sulçe raportohet se është paraqitur në policinë e Gjirokastrës. Krimi i ndodhi në orët e para të mëngjesit të 27 shtatorit në Salari të Tepelenës.

Biznesmeni italian humbi jetën pasi u qëllua për vdekje nga një distancë prej rreth 120 metrash, dyshohet nga Kamber Sulçe.

Sipas dosjes hetimore, motivi i vrasjes ka nisur nga një konflikt banal për dritat e gjata të makinës, mes autorit të dyshuar dhe djalit të ortakut të biznesmenit italian, i identifikuar si Gazmend Braçi.

Në dëshminë e tij, Gazmend Braçi tregon se pas zënkës me autorin, automjeti i tij mbeti në rrugë për shkak të mungesës së karburantit. Për këtë arsye, ai kërkoi ndihmën e të atit, i cili mbërriti në vendngjarje bashkë me italianin, me dy automjete të ndryshme.

Në atë moment, sipas Braçit, autori filloi të qëllonte nga larg.

“Ai qëllonte në ajër në mënyrë të përsëritur, ndërsa na shante nga distanca. Në një moment nisi të qëllonte në drejtimin tonë dhe ne u shpërndamë. Eduardo shkoi të mbyllte derën e makinës së babit tim, që autori të mos e shihte. Fillimisht mbylli derën e shoferit, pastaj u përkul për të mbyllur derën e pasagjerit, kur u qëllua dhe u godit fatalisht. Ne u shtrimë barkas dhe qëndruam ashtu derisa mbërriti policia”, ka deklaruar ai.

Një tjetër dëshmitar që shoqëronte Braçin u tha hetuesve se sulmi zgjati mbi 20 minuta, me ndërprerje të herëpashershme, duke shtuar frikën dhe panikun mes të pranishmëve.

Të dhënat nga kamerat e sigurisë në zonë dhe dëshmitë e marra në vendngjarje kanë ndihmuar në identifikimin e autorit 48 vjeçar.

Policia dyshon se Kamber Sulçe është ndihmuar nga persona të tjerë për t’u larguar, pasi pas krimit ka braktisur mjetin tip Ford, ngjyrë të bardhë, në zonën mes fshatrave Nivicë dhe Bolenë të Vlorës.

Luhatje në tregun valutor – Forcohen Euro, Franga dhe Paundi!

Dollari amerikan e ka nisur këtë të enjte ne kuota të pa qëndrueshme në raport me një ditë më parë teksa është blerë mëngjesin e sotëm me 82.6 lekë dhe është shitur me 83.6 lekë.

Sipas kursit të këmbimit lokal monedha europiane është blerë sot me 96.5 lekë dhe është shitur me 97.3 lekë duke shënuar kështu një rritje të vlerës në raport me ditën e mërkurë.

Franga zvicerane gjithashtu është forcuar këtë mëngjes në raport me ditën e djeshme duke regjistruar rritje të vlerës pasi është blerë sot me 103.4 lekë dhe është shitur me 104.7 lekë.

Paundi britanik edhe ai është forcuar nga dita e djeshme duke u blerë sot me 110.4 lekë dhe duke u shitur me 111.7 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

“Qeveria vendos tarifat e reja për shërbimet e e-Albania – ja sa do të kushtojë nënshkrimi elektronik”?

Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave ka miratuar tarifat për shërbimet elektronike që ofron Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) për administratën publike, bizneset dhe qytetarët.

Sipas vendimit, institucionet publike do të përfitojnë pa pagesë shërbime si nënshkrimi elektronik, vula elektronike, certifikata e fiskalizimit dhe transaksionet në platformën GG.

Ndërsa për subjektet private, janë vendosur tarifat si më poshtë:

  • Nënshkrimi elektronik (1 vit): 4 800 lekë
  • Certifikata elektronike e fiskalizimit (1 vit): 4 000 lekë
  • Vulosja e dokumenteve dhe transaksioneve: 20 lekë
  • Transaksion në platformën GG: 15 lekë

Për qytetarët shqiptarë dhe të huaj, nënshkrimi elektronik do të kushtojë 2 000 lekë për periudhën e përcaktuar.

Pagesat do të kryhen online përmes portalit e-Albania, ndërsa të gjitha të ardhurat do të derdhen 100% në buxhetin e shtetit.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm gjatë muajit shtator janë kryer mbi 820 mijë aplikime në pesë shërbimet më të përdorura të portalit. Më i kërkuari ka qenë certifikata personale me 295 mijë aplikime, e ndjekur nga certifikata familjare me mbi 239 mijë, vërtetimi i kontributeve individuale me rreth 130 mijë, kontributet për sigurimet shoqërore me 81 363 dhe vërtetimi i pagës me mbi 77 mijë aplikime.

Portali e-Albania vijon të konsolidohet si qendra kryesore e shërbimeve publike elektronike në Shqipëri, duke ofruar akses 24 orë në 7 ditë të javës, transparencë dhe eliminim të nevojës për paraqitje fizike në sportele. Dokumentet që gjenerohen në përfundim të aplikimit janë të vlefshme dhe të verifikueshme, pasi pajisen me vulë elektronike zyrtare.

Vijon ne diten e 2-të ,greva e urisë së naftëtarëve të “Bankers”

Greva e urisë e naftëtarëve të kompanisë “Bankers Petroleum” në Marinzë ka hyrë në ditën e dytë, ndërsa punonjësit deklarojnë se nuk do të tërhiqen pa u plotësuar kërkesat e tyre.

Të punësuarit, të mbështetur nga Sindikata e Sektorit Hidrokarbur, kërkojnë rritjen me 18% të buxhetit vjetor të pagave, duke theksuar se paga mesatare aktuale prej 60 mijë lekësh është e papërballueshme për kushtet e vështira të punës që kryejnë. Ata kërkojnë që asnjë punonjës të mos paguhet më pak se 1,000 euro në muaj, si dhe përmirësim të trajtimit ushqimor e shëndetësor.

Grevës i ka paraprirë një sërë protestash të ditëve të fundit, ndërsa sindikata paralajmëron se do të vazhdojë me masa më të ashpra nëse kompania nuk nis dialogun.

Naftëtarët janë shprehur të vendosur se nuk do të ndërpresin grevën deri në marrjen e garancive konkrete për zgjidhjen e kërkesave të tyre.

80% e të punësuarve në bujqësi pa sigurime, rrezik për sistemin e pensioneve

Sektori i bujqësisë është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në vend me 37% të totalit në vitin 2024. Ai mban të punësuar 432 mijë individë, por 80% e tyre nuk paguajnë sigurime shoqërore.

Janë mbi 340 mijë punonjës të përjashtuar nga çdo mbrojtje ligjore dhe sociale dhe së shpejti do të bëhen barrë për pjesë tjetër të shoqërisë.

Sipas INSTAT një person konsiderohet i punësuar në bujqësi nëse gjatë javës së referencës ka punuar të paktën 1 orë në aktivitete bujqësore me qëllim fitimi, pra për të siguruar të ardhura ose mallra për treg.

Vitin e kaluar numri i vet-punësuarve në bujqësi që paguan sigurime arriti në rreth 90 mijë me rritje vjetore 15 për qind, mirëpo ende pjesa ma e madhe e fermerëve rreth 80 për qind e tyre punojnë pa sigurime.

Mos-përfshirja në sigurime e kësaj kategorie përbën një rrezik afatgjatë për qëndrueshmërinë e sistemit të pensioneve.

Nëse gati një e treta e forcës punëtore nuk kontribuon në skemë, kjo krijon presion mbi buxhetin e shtetit dhe rrit pabarazitë në mbrojtjen sociale ka vënë në dukje Organizata Ndërkombëtare e Punës, ILO në raportet e mëparshme për Shqipërinë.

Rama kryen ndryshime në qeveri

Screenshot

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve:

Znj. Vilma Premti emërohet zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Znj. Elona Hoxha emërohet zëvendësministër i Drejtësisë;
Z. Besjan Kadiu emërohet zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
Z. Fatmir Guri emërohet zëvendësministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Znj. Silda Çepe, zëvendësministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, lirohet nga kjo detyrë;
Znj. Ana Kapaj, zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit, lirohet nga kjo detyrë;
Z. Klajd Karameta, zëvendësministër i Drejtësisë, lirohet nga kjo detyrë.